Kreu i PD Sali Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama , po vepron me aeroportet njësoj si me inceneratorët.

Berisha risolli në vëmendje aeroportin e Kukësit duke theksuar se është totalisht jashtë përdorimit. Gjithashtu Berisha theksoi se kryeministri Rama është i zhytur në korrupsion dhe se Balluku i bën presion dhe se “për këtë arsye nuk e lëshon”

“Rreth 500 mln euro do të paguajnë taksapaguesit për shkak të babëzisë së Ramës dhe Ballukut. Shkoni pak në aeroportin e Kukësit, a ju kujtohet kur zbarkonte lubia me helikopter, erdha thoshte se duhet të bëj provë, para se të vinte aeroplani me qindra çuna nga Londra. Monstra të vërteta. Ku është sot aeroporti i Kukësit? Dikush më thotë se po shndërrohet me termocentral me panele diellor. Pra loja me aeroportet mes Ramës dhe Lubisë është lojë  e turpshme por me pasoja shumë të rënda…Zbriti atje ajo me helikopter…për faqe të zezë, nxirrjani pak që mbrohet nga 3 mandate krimi. Nxirreni pak ta shohin shqiptarët mostrën e krimit. Aeroporti i Vlorës nuk duhet të ndërtohej kurrë aty, sepse shkatërron habitatin e flamingonve dhe zogjve të tjerë të asaj zone. Ndaj dhe ne e spostuam atë. I njëjti grup na tha ne, jo i thamë nuk ndërtohet aty. Por ajo e merr çdo javë dhe i thotë 60 % je ti në dosjet e mia dhe ky sillet si Kostandini me Dhoqinën…Nuk e lëshon Dhoqina këtë….”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: