Kreu i PD Sali Berisha u shpreh se ripërtëritja në PD është një proces i thellë transformues, duke nënvizuar se partia do të ndryshojë.

Berisha nënvizoi se ky ishte verdikt i Kuvendit Kombëtar, Gjithashtu ai mbajti edhe një qëndrim kritik ndaj drejtuesve të strukturave lidhur me rrjetet sociale, duke thënë se e sheh si një nga dobësitë e PD dhe se kjo duhet të ndryshojë.

“Një nga dobësitë e PD një rrjetet sociale dhe kjo do të ndryshojë. Por nuk kemi të bëjmë këtu me rrjete sociale, pro me një proces universal të pranimit të vlerësimit. Pra synohet ripërtëritje e funksionalitetit të PD. Bëhet debat me grupe pune dhe këto kanë qëllim hapësirën për secilin drejtues, anëtar dhe mbështetës të PD për të shfaqur dhe ushtruar veprimtarinë e tij. Në besojmë se rruga e shndërrimit të potencialeve në vlera dhe kapital është kjo. Është një proces i thellë transformues i kësaj  partie dhe ky është hapi i parë. Ripërtëritja në PD është proces i gjithanshëm. PD e ka të përjashtuar me statut bojkotin, të gjitha qëndrimet tjera janë në tryezë përveç bojkotit. Vendim për t’u larguar nga Parlamenti nuk marrim”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: