Julian Alvarez nuk dorëzohet dhe vazhdon të kërkojë Barcelonën. Sulmuesi argjentinas dëshiron të largohet nga Atletico Madrid dhe, pavarësisht interesimit të Arsenalit, destinacioni i tij i preferuar mbetet klubi katalanas.
Atletico, nga ana tjetër, nuk ka ndërmend ta lehtësojë transferimin. Madrilenët do të ishin të gatshëm të shqyrtonin shitjen e Alvarez, por vetëm nëse oferta do të vinte nga Arsenali.
Megjithatë, 26-vjeçari duket se e ka bërë zgjedhjen e tij. Sipas raportimeve nga Spanja, Alvarez është gati të presë deri në ditët e fundit të merkatos, me shpresën se Barcelona do të gjejë një mënyrë për ta transferuar në Camp Nou.
Tensionet me Atletico Madridin janë rritur javët e fundit, ndërsa marrëdhënia mes palëve duket gjithnjë e më e komplikuar.
Alvarez pret Barcelonën dhe nuk dëshiron të ndryshojë destinacion. Tani gjithçka mbetet në duart e klubit katalanas dhe merkatos.
