Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia. Dyshohet se kishte kultivuar 215 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Gjatë operacionit janë asgjësuar bimët narkotike.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, si rezultat i kontrolleve intensive në terren, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në fshatin Okshtun i Vogël, njësia administrative Ostren, zbuluan 2 parcela, në të cilat ishin kultivuar 215 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin S. K., 37 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, i cili, në vijim të veprimeve të para hetimore, u arrestua si autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: