Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Fushë-Krujë–Borizanë, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën.
Mësohet se automjeti që drejtohej nga Vath Leka, 62 vjeç, banues në Borizanë, ka dalë nga rruga, është përplasur me një avlli dhe më pas ka përfunduar në kanal.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, i cili udhëtonte i vetëm, ka humbur jetën.
Në vendngjarje ndodhen policia dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:40, në aksin rrugor “Borizanë-Thumanë”, shtetasi V. L., rreth 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga.
Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në spital.
Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
