Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor qe lidhen Fishtën, në superstradën Lezhë–Shkodër.

Një automjet tip “Audi” ka përplasur një minipatinë me të cilin po lëvizte një 12-vjeçar. Përplasja ka qenë e rëndë dhe i mituri, pavarësisht transportimit me urgjencë drejt spitalit, ka humbur jetën gjatë rrugës.

Pas përplasjes, automjeti “Audi” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së aksidentit. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit tragjik.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb