Edhe për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qendrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët ndërsa vranësira të pakta deri mesatare përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje në orët e mesditës.

Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët shtrëngata afatshkurtra në male shoqëruar më shkarkesa elektrike.

Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonat luginore era hera-herës do të arrijë shpejtësi deri në 14 m/s.  Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb