Ish-zyrtari i lartë i Policisë, Uljan Shpataraku, do të përballet sot me Gjykatën e Posaçme për caktimin e masës së sigurimit. Seanca pritet të zhvillohet në orën 11:00.

Shpataraku është arrestuar nga autoritetet, pasi dyshohet se drejtonte automjetin me të cilin udhëtonte Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga drejtësia.

Ish-zyrtari i policisë akuzohet për veprën penale të përkrahjes së autorit të krimit. Përballë gjykatës, prokuroria pritet të paraqesë kërkesën për masën e sigurimit ndaj tij, ndërsa Shpataraku do të njihet me akuzat dhe do të japë qëndrimin e tij.

Seanca e orës 11:00 pritet të përcaktojë masën e sigurimit që do të merret ndaj ish-zyrtarit të lartë të policisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb