Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter është regjistruar pak pas mesnatës në zonën e Gjirokastrës. Lëkundjet sizmike janë ndjerë rreth orës 00:35, duke shkaktuar shqetësim te banorët.
Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ishte në zonën e Gjirokastrës, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Sarandë dhe në zona të tjera përreth.
Tërmeti ka ndodhur në një orar kur pjesa më e madhe e banorëve ndodheshin në banesa, çka ka bërë që lëkundjet të shkaktojnë panik te qytetarët.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.
