Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë, pas të shtënave me armë zjarri gjatë një feste rave në qytetin Aarau të Zvicrës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00, në zonën e Sachen, pranë hipodromit të Aaraut, ku po zhvillohej aktiviteti vjetor “Aarauer Rave”, me rreth 3,500 pjesëmarrës.

Policia kantonale e Aargaut konfirmoi se të shtënat ndodhën brenda një grupi të madh njerëzish. Autorët, identiteti i të cilëve ende nuk dihet, janë larguar nga vendngjarja dhe po kërkohen nga policia.


Në një njoftim të parë, autoritetet bënë thirrje për shmangien e zonës, ndërsa në vendngjarje u zhvillua një operacion i gjerë policor.

Një dëshmitar i cituar nga mediat zvicerane e përshkroi momentin si “shpërthime zjarri”. Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e sulmit dhe për identifikimin e autorëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: