Anis Mehmeti jo vetëm ka humbur vendin e titullarit tek Ipsuiç, por në javën e parë ishte në tribunë. Menjëherë disa klube në Angli u vendosën pas tij.

Pavarësisht ofertave të Reksam dhe Birmingem, Mehmeti kërkon të qëndrojë në Premier Ligë dhe të luftojë për vendin e tij. Ipsuiç ndërkohë do të ishte i gatshëm të hiqte dorë nga shërbimet e mesfushorit me tipare sulmuese për 10 milionë euro.

Këto dy ditë do të jenë vendimtare për të ardhmen. Mehmeti po tregon se beson që mund të luajë në elitën e futbollit anglez.

Kujtojmë se Mehmeti u afrua këtë vit tek Ipsuiç. Objektivi për ngjitjen në elitë u arrit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb