Situatë shqetësuese në Bulqizë. Një vatër zjarri është përhapur me shpejtësi në fshatin Zall-Strikçan, në Njësinë Administrative Zerqan.

Flakët, të favorizuara nga bari i thatë dhe erërat e forta, po përhapen me shpejtësi dhe kanë rrezikuar edhe një banesë në zonë.

Banorët e fshatit, së bashku me forcat zjarrfikëse, janë angazhuar në terren për të ber te mundur izolimin e flakëve dhe për të parandaluar zjarrit drejt banesave

Përhapja e shpejtë e zjarrit dhe kushtet e vështira po e bëjnë të vështirë ndërhyrjen, ndërsa banorët vijojnë të jenë në gatishmëri për mbrojtjen e banesave.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb