Shokuese në US Open. Novak Djokovic është eliminuar që në raundin e parë, duke u mposhtur nga argjentinasi Mariano Navone pas një beteje maratonë prej 4 orësh e 36 minutash.

Serbi fitoi setin e tretë dhe ishte në avantazh 2-1, por më pas problemet fizike ndikuan ndjeshëm në lojën e tij. Djokovic pati vështirësi në frymëmarrje, episode të vjellash, ngërçe dhe dhimbje në shpinë e shpatull.

Navone përfitoi nga situata dhe përmbysi gjithçka, duke fituar me rezultatin 6-2, 6-1 në dy setet e fundit.

Kjo është hera e parë që Djokovic eliminohet në raundin e parë të US Open dhe humbja e tij e parë në debutimin e një turneu Grand Slam që nga Australian Open i vitit 2006.

Pas ndeshjes, Djokovic pranoi se gjendja e tij fizike ishte shumë e vështirë, ndërsa falënderoi publikun e Nju Jorkut për mbështetjen e jashtëzakonshme.

Një eliminim i hidhur për kampionin serb, që largohet nga US Open shumë më herët nga sa pritej. Një US Open që nis kështu me surpriza që në ditën e tij të pare. Në mungesë të Jannick Sinner, që për shkak dëmtimi nuk do të marrë pjesë në Grand Slam e New Yorkut, tani të gjithë sytë janë nga tenisti spanjoll Carlos Alcaraz.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: