Një sipërmarrës spanjoll ka kthyer mungesën e akullit gjatë verës në një mundësi biznesi. Alberto Angulo krijoi Boreal Ice Vending, kompani që instalon makina automatike që prodhojnë dhe shesin akull direkt aty ku ka kërkesë.

Makinat vendosen kryesisht në kampingje, hotele, resorte, ambiente sportive dhe zona turistike. Klientët zgjedhin sasinë, paguajnë me kartë ose telefon dhe marrin akullin menjëherë, duke shmangur nevojën për transport dhe magazinim tradicional.

Sipas Angulo, disa prej makinave kanë arritur një xhiro deri në 5,000 euro në muaj. Kompania po zgjerohet aktualisht në rajonin e Levantes në Spanjë, duke kërkuar lokacione me konsum të lartë, ku kërkesa për akull është e qëndrueshme gjatë sezonit të verës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb