Pamjet e incidentit të rëndë të ndeshjes Elbasani–Vllaznia kanë dalë në dritë. Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri, shihet teksa përplaset fizikisht me një prej zyrtarëve të ndeshjes, duke e goditur me grusht. Më saktësisht, Xhaferri godet gjyqtarin e katërt.
Ndeshja mes Elbasanit dhe Vllaznisë përfundoi në barazim 1-1, por ajo që ndodhi pas vërshëllimës së fundit ka marrë vëmendjen kryesore. Mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë Komisioni i Disiplinës dhe nëse ndaj Alban Xhaferrit do të ketë një dënim të rëndë për veprimin e tij.
Ndërkohë, pamjet e incidentit kanë nisur të qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale, duke rikthyer edhe një herë në vëmendje problemin e tensioneve dhe dhunës në futbollin shqiptar.
View this post on Instagram
