ITALI – “Belen më tradhtonte”! Tani kam konfirmimin e diçkaje që gjithmonë e kam dyshuar. Duke qenë se kam qenë i dashuruar dhe tepër krenar, nuk doja t’ia pranoja as vetes sime”. Kushtu është shprehur në një intervistë për revistën italiane, “DiTutto” Fabrizio Corona, ish- i dashuri i show-girl- es argjentinase Belen Rodriguez.
Në deklaratat e bëra ajo nuk është treguar kurrë e ëmbël me të, por nga ana tjetër askush nuk ka besuar se ajo do të kthehej tek i dashuri i vjetër Marco Borriello.
“Gjella e ftohtë” me Borrielon edhe këtë herë nuk funksionoi. Jo se unë jam ndonjë shenjtor, por ajo me siguri me gjithë këto rrëmuja që shkakton, nuk di të mbajë pas vetes një mashkull”-mbyll intervistën mbreti i paparacëve Fabrizio Corona.
(er.cu/BalkanWeb)
