Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe barishte në lagjen 10 të qytetit të Korçës. Sipas të dhënave paraprake, flakët nuk rrezikojnë banesat përreth, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e vatrës dhe po vijojnë punën për shuarjen e plotë të zjarrit.

Ndërkohë, policia pritet të kryejë veprimet përkatëse për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e rënies së zjarrit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: