SUEDI- Ministrja suedeze e Arsimit të Lartë, Aida Hadzialic, ka deklaruar sot se do të japë dorëheqje, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Hadzialic ka pohuar në një konferencë para mediave tha se policia e kishte ndaluar mbrëmjen e së enjtes në qytetin jugor suedez, Malmo, ndërsa nivelin e alkoolit në gjak e kishte pasur 0.2, që është e jashtëligjshme në Suedi.

Sipas AP-së, ministrja thuhet se kishte konsumuar vetëm dy gota verë, ndërsa Aida Hadzialic do përballet me dënim deri në gjashtë muaj burg. 29-vjeçarja e ka cilësuar veprimin si ‘gabimin më të madh të jetës’. Hadzialic, e lindur në Bosnje, ajo u bë ministrja e parë myslimane në Suedi kur iu bashkua Qeverisë së Lofvenit në vitin 2014. Ajo ka shkuar në Suedi në moshën pesë vjeçare.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb