Kirurgu Ermal Pashaj, i ftuar në News24, komentoi protestën që zhvillohet prej 97 ditësh kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke u ndalur te problematikat sociale dhe politike që, sipas tij, kanë shoqëruar vendin gjatë viteve të fundit.
Pashaj tha se në shoqërinë shqiptare është krijuar një perceptim i gabuar për mirëqenien, duke e lidhur atë me luksin dhe pasurimin e shpejtë.
PO ashtu , Pashaj theksoi se mungesa e politikave që garantojnë arsimimin, mundësitë e barabarta dhe dinjitetin njerëzor ka ndikuar në situatën aktuale. Ai u shpreh kritik edhe ndaj mënyrës se si, sipas tij, janë trajtuar problematikat politike gjatë viteve të fundit.
“Ne shpesh për shkak të ekstraktit social dhe kulturor vitet e fundit të jetuarit mirë është ngatërruar me mirëqenie ekonomike dhe nuk I është atashuar në nivel popullatës. Modelet që kemi hasur këto vite kanë qenë modele të pasuruarit shumë shpejt, të shfrenuara të jetës së luksit, të qenit sipërfaqësor. Një njeri mund të jetojë shumë mirë edhe duke qenë i varfër. Është e rëndësishme t’i thuhet jo modeleve të caktuara, e përbashkëta është një element të qenit po aq shumë i rëndësishëm sa e veçanta.
Unë mendoj që ky maturim ka ardhur relativisht vonë sepse mungesa e politik bërjes për t’i siguruar qytetarëve dinjitetin e të qenit njeri, për t’i mundësuar arsimimin e rregull, mundësi të barabarta. Ne jemi një vend që kemi qenë të shquar për përmbushjen e kapaciteteve tona të ushqyerjes të energjetikës.
Gjërat nuk ndryshojnë në momentin që zien kazani. Në gjithë këto vite kam parë një situatë që është munduar të ia hedhë fajin komunikimit, sipërfaqes që është përdorur për të argumentuar problematika që janë thelbësore. Nepotizmi këtu tek ne është i lidhur me politikën.
Kur kryeministri tentonte të kapte në rrokullimën që ka marrë situata politike, mendoj që shteti është kthyer në një pushtet që po rrokulliset. Më duket si një nga mekanizmat e Pasqyrës apo deputetit që duam, është si “një lajkë që afron njerëzit ndaj vetes, por në realitet janë faktet që prej 13 vite nuk merren për të zgjidhur problemin”, tha ai.
