Një garë spektakolare dhe një fitore historike për Kimi Antonelli. Piloti italian i Mercedesit, i nisur nga vendi i parafundit në radhë, realizoi 26 parakalime dhe triumfoi në Çmimin e Madh të Italisë.
Tre xhiro para fundit, Antonelli parakaloi shokun e skuadrës, George Russell, në Variante Ascari dhe mori kryesimin, duke siguruar një fitore të jashtëzakonshme përpara tifozëve italianë.
Pas tij u renditën Max Verstappen, Lando Norris dhe Oscar Piastri. Antonelli bëhet kështu piloti më i ri që fiton në Monza dhe italiani i parë që triumfon në këtë pistë pas 60 vitesh, që nga Ludovico Scarfiotti.
Për Ferrari-n, ndërkohë, ishte një garë për t’u harruar. Charles Leclerc u aksidentua në xhiron e dytë, pas një goditjeje, por fatmirësisht pa dëmtime serioze. Lewis Hamilton u rendit ndërkohë vetëm i gjashti.
Në kampionat, Antonelli thellon avantazhin në krye me 267 pikë, 66 më shumë se Russel, duke qenë gjithnjë e më shumë favoriti kryesor për titull. Ndërsa te konstruktorët, Mercedes dominon me 468 pikë, përpara Ferrari-t me 346.
Monza feston një hero të ri italian: Kimi Antonelli.
