Në ditën e 100-të kombëtare qytetare, protestuesit janë mbledhur si çdo natë edhe sot në 7 shtator.

Ata u mblodhën fillimisht në Sheshin Skënderbej, ku dhe shprehën pakënaqësi.

Më pas, me flamuj kombëtar dhe me thirrje të forta kundër qeverisë janë drejtuar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përpara Kryeministrisë.

“Rama, jepe dorëheqjen”, “Largohu”, “Gjithë Shqipëria të urren”, “Rama në burg, Berisha në burg” etj.

Kjo pritet të jetë një protestë e veçantë, pasi shënohet edhe dita e 100 e protestave kombëtare kundër keqqeverisjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb