Një aktiviste, në protestën e 100-të në fjalën e saj deklaroi para Kryeministrisë se fëmijët i kanë kërkuar që t’i dërgojë tek lodrat.
Ajo tha se nuk i ka dërguar fëmijët tek lodrat, duke shtuar se kjo nuk ka vlerë, kur kërcënohet e ardhmja e tyre.
Bëri thirrje për dorëheqjen e Ramës.
Aktivistja: Kemi 100 ditë këtu. Unë jam lodhur, 100 ditë që fëmijët e mi më kanë kërkuar të shkoj tek lodrat dhe nuk i kam dërguar. Çfarë vlere kanë lodrat, kur nuk e ardhmja e tyre nuk është e sigurt? Janë 100 ditë sakrificë e lodhje, janë këmbëngulje, janë 100 ditë kur zëri i qytetarëve nuk është dorëzuar.
Ne jemi këtu që zërin të na e dëgjojë kryeministri dhe gjithë Shqipëria. Ne jemi këtu që të anulohet ligji dhe dorëheqjen e Edi Ramës. Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve.
