Një nga protestueset, përpara Kryeministrisë tha se ka ardhur koha për të thënë “Mjaft më”.

Ajo tha se besën protestuesit e kanë për njëri-tjetrin besën dhe jo për kryeministrin. Protestuesja nënvizoi se keqqeverisja e Ramës nuk ka kufi. Sipas saj, korrupsioni madhor ka “mbytur” Shqipërinë.

Protestuesja: Ne duam të jetojmë me dinjitet dhe duam të themi “Mjaft më”. Revolucioni i vërtetë ka ndodhur, sepse pjesa shoqërore e shtypur është bërë bashkë. Besën e kemi vetëm me njëri-tjetrit, kundër qeverisë së Ramës dhe korruptionit shtetëror. Jam mësuar me shprehjen “Shqipëria nuk bëhet”, por nuk e besoj më si shprehje. Kjo sepse këtu jemi për të kërkuar të drejtën, për të kërkuar të drejtën tonë, kundër korrupsionit, këta që na kanë grabitur.

Brezi i ri i prindërve të ri do e mësojnë se Shqipërinë e pabërë do ta bëjmë ne. Shqipërinë e pabërë do e bëjmë dhe me punëtorët, dhe me intelektualët, dhe me diasporë, dhe me bebet, me të gjithë shqiptarët e mençur.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb