Pasi janë mbajtur fjalimet përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin. Ndryshe nga herët e kaluara, sot në ditën e 100-të protestuesit kanë zgjedhur që të rrethojnë Kryeministrinë. Protestuesit po bëjnë marshim, duke i rënë kryq e tërthortë godinës së qeverisë.

 

Rrethoni Kryeministrinë në mënyrë simbolike”, “Rama jepe dorëheqjen” ishin disa nga thirrjet që dëgjohen në sfond me megafon.

“Ju erdhi fundi”, ishin thirrjet e tjera. Me flamuj kombëtarë, protestuesit vazhdojnë marshimin në rrugët pranë godinës së Kryeministrisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb