Në vitin 2019, qytetarët dilnin në shesh për të protestuar mbi atë që po ndodhte në zonën e Astirit.
Një nga protestuesit, i tensionuar ka shprehur se qytetarët ishin prerë në besë nga Edi Rama, pasi ai u kishte premtuar që banesat nuk do të prisheshin. Qytetari ka ashpërsuar gjuhën ndërsa shprehet se edhe pse është një person me bindje të majta, e keqja e të majtës shqiptare është pikërisht kreu i PS.
“Kemi paguar taksa por ai qen bir qeni na gënjeu, na tha ‘edhe Enver Hoxha të ngjallet nga varri nuk prishen shtëpinë’. E hëngre këtë popull more! A mendon për këtë popull që e ke çuan në pikë të hallin ekonomikisht dhe moralisht. A ke një fije atdhetari more Edi Rama, a ke një farë shpirti. Do të të bjerë halli i këtij populli, unë jam i majtë por ky qenka një maskara i së majtës shqiptare”, shprehej në atë kohë qytetari.
