“Këtu vendosim ne!” dhe “Nuk shitet Shqipëria!” janë disa prej thirrjeve që po shoqërojnë marshimin e protestuesve drejt zonës së ish-Bllokut në Tiranë.
Qytetarët kanë nisur protestën prej orës 17:00, fillimisht para Kuvendit, ndërsa më pas janë zhvendosur në bulevard, duke vijuar marshimin në rrugët e kryeqytetit.
Gjatë marshimit, protestuesit kanë brohoritur slogane kundër qeverisë dhe klasës politike, ndërsa u kanë bërë thirrje edhe qytetarëve të tjerë që t’u bashkohen.
Protesta e sotme zhvillohet në kuadër të ditës së 101-të të rezistencës qytetare. Më herët, gjatë tubimit para Kuvendit, pati edhe tensione dhe përplasje me policinë, ndërsa disa qytetarë u shoqëruan.
Marshimi vijon drejt ish-Bllokut, ndërsa protestuesit përsërisin mesazhet e tyre kundër klasës politike.
