Një nga protestuesit nga Drejtoria e Policisë në Tiranë tha se qeveria po na vjedh e po na shpopullon si vend.

Ai tha se Shqipëria mund të bëhet si Zvicra për tre muaj, por se keqqeveriset.

Protestuesi theksoi se vendi po merret në qafë nga politikanët.

Qytetari: Në Shqipëri ka çudira botërore. Veliaj drejton Bashkinë e Tiranës nga burgu e kjo nuk besoj se ndodh edhe në Afrikë. Shqipëria është vend i mrekullueshëm, që për tre muaj bëhet më mirë se Zvicra, por qeveria punon kundër interesit të popullit.

Po na vjedhin e po na shpopullojnë përditë. Duhet t’i dalim zot vendit, se ndryshe kemi marrë fund. 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: