Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë, në zonën e Laprakës.
Sipas burimeve dy persona kanë mbetur të plagosur, jashtë rrezikut për jetën.
Lajmi raportohet gazetarja Xhensila Kodra.
Njëri nga të lënduarit ka marrë plagë në këmbë.
Policia ka gjetur mjetin e autorëve të dyshuar të braktisur pak metra larg vendit të ngjarjes. Të plagosurit janë në spital jashtë rrezikut për jetën.Pritet të merren në pyetje në lidhje me zbardhjen e dinamikës, motivit të ngjarjes. Ndërkohë që po këqyren kamerat e zonës për të identifikuar autorin ose autorët.
Konflikti dyshohet të ketë qenë i çastit, por dëshmia e dy të plagosurve do hedhë më shumë dritë mbi motivet.
Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 08.09.2026, rreth orës 21:20, janë paraqitur në spital, të dyshuar të plagosur me armë zjarri shtetasit B. D., rreth 39 vjeç, dhe D. T., rrerh 35 vjeç, jashtë rrezikut për jetën .
Nga informacionet paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e “Fushës”, në Laprakë.
Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
