Kreu i AMP Klevis Qose ka pritur në takim të Dërguarin Special të Presidentit të Shteteve të Bashkuara për Partneritetet Globale, Ambasadorin Paolo Zampolli.

Në një postim në rrjetet sociale janë ndarë pamje nga takimi, ndërsa zoti Qose shprehet se në fokus të takimit kanë qenë çështje me interes të përbashkët dhe rikonfirmuam marrëdhëniet e forta mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, përfshirë mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në fushat e sigurisë dhe inteligjencës.

Postimi i plotë:

Ishte një privilegj të mirëprisja në ambientet e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Ambasadorin Paolo Zampolli, të Dërguarin Special të Presidentit të Shteteve të Bashkuara për Partneritetet Globale.
Gjatë takimit shqyrtuam çështje me interes të përbashkët dhe rikonfirmuam marrëdhëniet e forta mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, përfshirë mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në fushat e sigurisë dhe inteligjencës.
I Dërguari Special theksoi prioritetin që Shtetet e Bashkuara i kushtojnë ndalimit të trafikimit të paligjshëm të fentanilit. Presidenti Trump nënshkroi më 15 dhjetor 2025 Urdhrin Ekzekutiv 14367, i cili përcakton fentanilin e paligjshëm dhe kimikatet kryesore pararendëse të tij si armë të shkatërrimit në masë, duke iu referuar rrezikshmërisë ekstreme të kësaj substance, rreth 500,000 doza potencialisht vdekjeprurëse në vetëm një kilogram. Ai bëri thirrje për një koordinim më të ngushtë në luftën kundër rrjeteve që e prodhojnë dhe e trafikojnë atë.
Gjithashtu, diskutuam për ardhjen e pritshme të Ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Gjeneral Lejtnant (në pension) Eric Ëendt, si një mundësi për të thelluar bashkëpunimin praktik në fushën e sigurisë, luftës kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike. 🇦🇱🇺🇸
Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara mbeten partnerë të ngushtë, të lidhur nga një marrëdhënie strategjike dhe një interes i përbashkët për forcimin e sigurisë dhe goditjen e krimit të organizuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb