Ish-zëvendëskryeminsitri Arben Ahmetaj në një komunikim të drejtpërdrejtë për emisionin “Minuta e parë” në Neës24 me gazetaren Ola Bruko konfirmoi autenticitetin e audio-përgjimeve të publikuara nga ana e tij ku përfshihet izraeliti Ron Yeffet.

Pikërisht mbi këto përgjime Ahmetaj vetë nga ngritur dyshime të forta për trafikimin e armëve.

Ahmetaj njëkohësisht ka sfiduar edhe kryeministrin Edi Rama për t’u bërë pjesë e këtij debati.

“Absolutisht siguroj autenticitetin e këtij përgjimi, lëre kreun e organizatës të hyjë në këtë debat do Zoti. Ju mos kini asnjë dyshim për autenticitetin”, u shpreh Ahmetaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb