Enis Rexhepi duket në rrugën e mbarë për t’u bërë një emër i rëndësishëm në futbollin europian e shpresohet edhe me fanellën kuqezi.
Sulmuesi i Kombëtares U19 po shkëlqen me ekipin e Shtutgart U19 dhe jo vetëm në kampionatin gjerman, por edhe në UEFA Youth League, ku sot ka dhënë një paraqitje mbresëlënëse përballë bashkëmoshatarëve të Viking.
Në ndeshjen e sotme, ku Shtutgarti luante pritës, Rexhepi shënoi tre gola në suksesin 5-0 të skuadrës së tij. Ai i dha avantazhin me penallti ekipit në minutën e 37, shënoi golin e 3-0 po me penallti në minutën e 83-të dhe në fund vulosi shifrat 5-0 me golin e tretë personal në minutën e 93-të.
Rexhepi e ka nisur kësisoj sezonin në mënyrë fantastike, pasi kjo paraqitje vjen asaj përballë bashkëmoshatarëve të Bajern Mynih, ndaj të cilëve shënoi 5 gola në një ndeshje të kampionatit.
