Gjermania ka shënuar 55 vjetorin e fillimit të ndërtimit të murit të Berlinit. Gjatë ditës së sotme në Berlin prefekti i kryeqytetit Michael Mueller ka vendosur kurora lulesh në memorialin kryesor të Murit të Berlinit.
Gjermania asokohe ishte e ndarë në Gjermaninë Perëndimore kapitaliste dhe atë lindore komuniste, ndërsa në kulmin e Luftës së Ftohtë, Republika Demokratike e Gjermanisë, filloi ndërtimin e murit prej 155 kilometra nëpër Berlin më 13 gusht të vitit 1961, dhe bllokoi kufirin prej 1,400 kilometrash, që e ndante Gjermaninë Lindore nga ajo perëndimore.
BalkanWeb sjell ne kujtese me ane te nje fotokolazhi, renien e Murit te Berlinit.
(d.b/BalkanWeb)