SHKODER-Burg pa afat është masa e sigurisë që Gjykata e Shkodrës ka dhënë sot për Martin Zefin, i cili vrau katër ditë më parë elektricistin Zamir Velaj. 44 vjecari Velaj, punonjës i OSHEE-së në Shkodër, u vra nga abonenti debitor, teksa vinte një sahat në Oblikë në Anë të Malit. Viktima refuzoi që t’i lidhte energjinë elektrike Martin Zefit, të cilit ia kishte prerë prej 28 qershorit për shkak të debisë prej 2.3 milionë lekë të vjetra.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/1179702712094433/videos/1193619177369453/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Sot në sallën e gjyqit, siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga agjencia lokale e lajmeve “Realiteti Shkodër News”, Zefi është shfaqur i tronditur përballë togave të zeza, ku herë pas here është parë i përlotur

54 vjeçari Martin Zefi, pasi ishte konfliktuar verbalisht me elektricistin, është rikthyer në banesë, ka marrë thikën dhe ka goditur 3 në gjoks dhe në qafë Velajn, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin rajonal të Shkodrës. Zefi është arrestuar menjëherë nga policia, dhe gjatë marrjes në pyetje në komisariat ka pranuar autorësinë e krimit. Ndaj tij rëndojnë akuzat e vrasjes me paramendim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: