Një aksident rrugor është regjistruar në Rrugën e Arbrit, në zonën e Shupenzës, ku janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar në Spitalin e Bulqizës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: