BULQIZË-Grabitje me armë e maska në qendër të qytetit të Bulqizës. Ngjarja është shënuar rreth orës 21.30 të së enjtes, pranë stacioni elektrik. Sipas policisë, objektiv i grabitjes kanë qenë 3 shtetas kinezë, punonjës të kompanisë së nxjerrjes së kromit ACR.
Mësohet se kanë qenë dy persona të maskuar, të cilët nën kërcënimin e armës kanë arritur t’i grabisnin 3 kinezëve rreth 100 mijë lekë të vjetra, pasi këta të fundit dolën nga një dyqan.
Policia u vu në ndjekje të grabitësve dhe arriti të arrestonte pak minuta pas ngjarjes Selim Rushitin 23 vjec dhe Edison Dakën 21 vjeç.
(d.d/BalkanWeb)