Deputetja Greta Bardeli ka dënuar kërcënimin ndaj gazetarit të News24 Osman Stafa. Nëpërnjet një reagimi në Facebook, ajo thekson se kjo situatë është një kambanë alarmi për gjendjen e medias dhe të lirisë së fjalës në vend.
Gjithashtu shton se autorët duhet të identifikohen.
Reagimi i plotë:
Kërcënimi me jetë ndaj gazetarit Osman Stafa është një kambanë alarmi për gjendjen e medias dhe të fjalës së lirë në vend. Kur kërcënohet një gazetar që prej vitesh denoncon abuzime dhe ngre probleme në sektorin e shëndetësisë, nuk kemi më të bëjmë vetëm me sigurinë e një individi. Kemi të bëjmë me klimën që është krijuar ndaj kujtdo që pyet, heton dhe bezdis pushtetin.
Qeveria nuk mund të mjaftohet me heshtje, ndërsa Policia dhe Prokuroria me njoftime rutinë. Duhet të identifikohen autorët, motivet dhe çdo person që mund të qëndrojë pas kërcënimit. Nëse shteti nuk arrin të mbrojë një gazetar për shkak të punës së tij, atëherë mesazhi është i qartë: ata që kërcënojnë ndihen më të sigurt se ata që denoncojnë.
Ky është problemi politik. Një pushtet që kërkon media të bindur dhe gazetarë të kujdesshëm me pyetjet nuk i shërben demokracisë. Sot është Osman Stafa. Nesër mund të jetë kushdo që refuzon të heshtë. Në një shtet normal duhet të ketë frikë ai që kërcënon, jo gazetari që bën detyrën.
