Malen ka zbarkuar si një uragan i vërtetë në Serie A, me “bomberin” holandez që po vendos një rend të ri në Itali duke thyer rekorde që nuk ishin dëgjuar prej kohësh. Që nga dita kur u transferua te Roma, që nga ndeshja e tij e parë më 18 janar, Malen ka realizuar 20 gola në 22 ndeshje, thuajse dyfish në raport me çdo lojtar tjetër në Itali.
E besoni apo jo, por Malen ka bërë më mirë edhe në raport me sulmuesit e tij në Evropë, në 5 kampionet më të rëndësishme, duke lënë pas emra si Haaland apo Harry Kane. Në të njëjtën periudhë kohore, pra nga janari deri më tani, Malen ka bërë më mirë edhe se sa Harry Kane, me sulmuesin anglez që ka realizuar 16 gola në Bundesligë.
I pyetur pas ndeshjes kundër Torinos për faktin që është kthyer në idhull për tifozët, Malen u shpreh: “Mendon vetëm për të shënuar dhe fituar. Kemi objektiva si skuadër dhe mendoj vetëm për t’i arritur”, u shpreh Malen.
