Një aksident i rëndë rrugor ka shkaktuar dy viktima dhe katër të plagosur në Doncaster të Britanisë. Ngjarja ndodhi të dielën, më 13 shtator, ndërsa detajet u bënë publike nga autoritetet britanike dy ditë më vonë.

Sipas Policisë së South Yorkshire, një Mitsubishi L200 i zi ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me një grup prej katër këmbësorësh që ndodheshin në rrugë. Më pas, automjeti është përplasur edhe me një Audi të zi dhe një BMW të argjendtë, të cilat po lëviznin në drejtim të kundërt.

Dy prej këmbësorëve humbën jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa katër persona të tjerë u transportuan në spital. Policia bëri me dije se të plagosurit kanë marrë dëmtime të rënda, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në lidhje me aksidentin është arrestuar drejtuesi 30-vjeçar i Mitsubishi-t. Ai dyshohet për dy raste të shkaktimit të vdekjes nga drejtimi i rrezikshëm, dy raste të shkaktimit të plagosjeve të rënda përmes drejtimit të rrezikshëm, si dhe drejtim të automjetit në kushte të papërshtatshme. Pas marrjes në pyetje, 30-vjeçari është liruar me kusht, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit vijojnë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: