Super sfida e javës së 5-të në Serie A, Roma-Inter, humbet një nga yjet, Hakan Calhanoglu. Regjisori turk pësoi një dëmtim në takimin e fundit, atë kundër Udineses, dhe për fat të keq testet mjekësore vërtetuan se Calha ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e djathtë.

Gjendja e turkut do të vlerësohet në vijimësi, por e sigurt është se humbet transfertën përballë Romës. Sipas mediave italiane: “Calhanoglu do të rikthehet në dispozicion të trajnerit Chivu vetëm pas pauzës 3 javore që sjellin ekipet përfaqësuese të angazhuara në Ligën e Kombeve”.

Ndërkohë, e paqartë mbetet gjendja e John Stons. Mbrojtësi anglez pësoi dëmtim në kofshën e majtë, por ndryshe nga Calhanoglu, Stons nuk i është nënshtruar ende ekzaminimeve mjekësore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb