Me thirrjet “Rama në burg, Belinda në burg”, protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë.
Qytetarët shprehen se Rama duhet të largohet nga drejtimi i qeverisë dhe të përballet me drejtësinë për ato që ata i cilësojnë si skandale dhe afera të qeverisë së tij.
“Duam dorëheqje”, “Ju erdhi fundi”, janë disa prej thirrjeve që janë dëgjuar gjatë marshimit.
Protestuesit kanë përsëritur gjithashtu mesazhin se “Shqipëria është e shqiptarëve”, duke vijuar protestën në rrugët e Tiranës.
