Gjykata Speciale në Hagë ka dhënë ditën e djeshme vendimin për dënimin me 81 vite burg të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në video është rikthyer në vëmendje një fjalim i kryeministrit Albin Kurti, në kohën kur Lëvizja Vetëvendosja ishte në opozitë. Kurti paralajmëronte se VV nuk e njeh Gjykatën Speciale ndaj edhe nuk do të dërgonte në Gjykatë luftëtarët e UÇK.

“Kur Vetëvendosja të jetë në qeverisje nesër, është subjekti në qeveri që nuk ju dorëzon në Gjykatën Speciale, sepse ne nuk e njohim atë gjykatë. Edhe PDK ju dorëzon, ne jo. Veçse për krime zhvatje e plaçkitje pas luftës, ne nuk ju mbrojmë e as ju ndihmojmë, por sa për gjykatën speciale, nuk e njohim. Edhe ju keni interes që ne të vijmë në pushtet për këtë gjë. E keni vështirë ta kuptoni dhe ta pranoni por do të vijë dita”, shprehej ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb