Protesta e nisur mbrëmjen e djeshme në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë u zhvendos drejt objektit të EULEX-it, ku situata u tensionua pas hedhjes së gurëve, sendeve të forta dhe mjeteve piroteknike.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 22:30, kur protestuesit mbërritën pranë hyrjes së objektit dhe bllokuan rrugën. Sipas Policisë së Kosovës, përdorimi i mjeteve piroteknike shkaktoi edhe një zjarr të vogël në një pjesë të objektit, i cili u shua menjëherë.
Policia u kanë bërë thirrje vazhdimisht protestuesve që të ruanin qetësinë dhe të mos hidhnin mjete të rrezikshme drejt objekteve shtetërore.
