“Poshtë qeveria!”, “Poshtë patronazhistët”.
Këto janë disa prej thirrjeve që lëshojnë në drejtim të qeverisë protestuesit sot të vendosur afër Kuvendit, teksa sot pritet të nisë seanca plenare. Ashtu siç ishte lajmëruar, edhe këtë ditë kur ka Kuvend, do të mbahet protesta qytetare, e cila prej 3 muajsh proteston kundër klasës politike shqiptare, ndërsa kërkon dorëheqjen e Ramës.
Policia nga ana tjetër ka bllokuar me gardh metalik të gjitha rrugët që të çojnë te Kuvendi.
