Ndryshe nga Harry Kane, Lamine Yamal është totalisht i bindur kur pyetet në lidhje me favoritin për “Topin e Artë”. Në një intervistë për mediat spanjolle, Yamal theksoi se e sheh veten jo vetëm si favorit, por dhe fitues të këtij trofeu prestigjioz: “Jam i sigurt se për momentin dy janë lojtarët më të mirë në botë. Këtë vit e meritoj të fitojë Topin e Artë për ata që kam fituar”, u shpreh Lamine Yamal.
Edhe pse nuk e përmendi, sipas mediave spanjolle, Yamal i referohej Kylian Mbappe, kur u shpreh se dy janë lojtarët më të mirë në botë për momentin.
