Një skemë falsifikimi identitetesh në zyrat e Gjendjes Civile në Vlorë është në hetim nga autoritetet.

Burime konfirmojnë për News24 se Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, po heton rastet e dyshuara, me qëllim nxjerrjen para përgjegjësisë ligjore të personave të përfshirë.

Sipas të njëjtave burime, hetimet disa mujore kanë zbuluar disa raste ku persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, kanë ndryshuar identitetet e tyre reale, duke përdorur emrat e qytetarëve të tjerë, pa dijeninë e këtyre të fundit.

Dyshimet lidhen me falsifikimin e dokumenteve zyrtare dhe përfshirjen e punonjësve të caktuar të Gjendjes Civile.

Pritet që në kuadër të hetimeve të lëshohen disa masa sigurie ndaj personave të dyshuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb