Groenlanda, Danimarka dhe Shtetet e Bashkuara pritet të nënshkruajnë javën e ardhshme një marrëveshje për forcimin e sigurisë në rajonin e Arktikut dhe Atlantikut të Veriut. Sipas një deklarate të qeverisë daneze, marrëveshja pritet të nënshkruhet nga përfaqësuesit e tre qeverive në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që zhvillohet në Nju Jork.
Dokumenti synon të forcojë bashkëpunimin në fushën e sigurisë në një rajon me rëndësi strategjike për Danimarkën, Groenlandën dhe Shtetet e Bashkuara.
Pas nënshkrimit, marrëveshja do t’i nënshtrohet procedurave të nevojshme parlamentare përpara se të hyjë në fuqi. Njoftimi vjen në një kohë kur siguria në Arktik dhe Atlantikun e Veriut ka marrë rëndësi të shtuar për aleatët perëndimorë, për shkak të interesave strategjike dhe ushtarake në këtë rajon.
