Një aksident ka ndodhur mesditen e sotme në aksin rrugor Fier – Seman , në vendin e quajtur “ Fermë Çlirim”.
Mjeti Mercedes Benz i cili drejtohej nga 27- vjeçarja Zaide Deda ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor të saj. Drejtuesja e mjetit është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.
Aksi Fier- Seman mbetet një njollë e zezë përr aksidente, të cilat kanë qenë të shumta, veçanërisht gjatë muajve të verës.
