BRAZIL – Një ngjarje e rëndë ka tronditur Brazilin, ku një 41-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në sy të dy vajzave të tij.

Ngjarja ndodhi teksa Entesio Jesus dos Santos ndodhej në automjet së bashku me dy vajzat e tij dhe po largohej nga një pikë karburanti.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë dokumentuar momentin e atentatit. Sipas mediave të huaja, dy persona me motorë dhe helmeta afrohen pranë automjetit të 41-vjeçarit.

Ata ndalojnë në krah të shoferit dhe hapin zjarr përmes dritares, duke e qëlluar viktimën rreth 10 herë. Pas të shtënave, njëra prej vajzave, e tmerruar nga ajo që kishte ndodhur, del nga makina dhe nis të largohet me vrap.

Megjithatë, pak sekonda më vonë ajo rikthehet te automjeti për të marrë motrën e saj, e cila kishte mbetur e paralizuar nga frika në sediljen e pasme.

Autorët u larguan nga vendngjarja me motorë dhe deri tani nuk ka raportime për arrestimin e tyre. Policia vijon hetimet për identifikimin e autorëve, ndërsa ende nuk është bërë i ditur motivi i vrasjes.

Autoritetet po analizojnë edhe pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: