Analisti Erl Murati në një intervistë në emisionin “Minuta e Parë” në News24 komentoi përplasjet mes qeverisë dhe magjistratëve për pagat.
Ai u ndal edhe te deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama i cili bëri një ftesë për diskutim të magjistratëve lidhur me këtë çështje, të cilën Murati në analizën e tij e konsideron si një tentativë të kryeministrit për të përçarë komunitetin e magjistratëve.
“Unë e shoh si tentativë të kryeministrit për të përçarë komunitetin e magjistratëve, sic ka ndodhur në të kaluarën kur ka marrë rektorë të Universiteteve të cilët janë detyruar të raportojnë para deputetëve të PS. Nuk ndodh në botë, por Shqipëria është vendi i çudirave. Pra këtë ftesë e shoh si tentativë për të përçarë komunitetin e magjistratëve. Të dy palët kanë të drejtën e tyre ta bëjnë këtë betejë por është Gjykata ajo që vendos në fund dhe nuk mund të vendoset me forcën e kartonit të deputetit. Më parë kryeministri ishte i bindur të mos ndërhynte në asnjjë aspekt të drejtësisë, por kur kemi parë që janë ndërmarrë disa aksione drejt PS, kur i erdhi laku, kemi parë një ndryshim kryekëput të kryeministrit ndaj institucioneve të drejtësisë. Pak muaj më parë sulmoi drejtpërdrejt prokurorë të SPAK, oficerë të BKH, ku tha se vijnë më patllake…”, tha ai.
Gjatë intervistës u ndal edhe te deklarata e ambasadores së BE në Shqipëri për të cilat tha: “Ky mesazh është në vazhdën e të gjithë partnerëve ndërkombëtare që janë të shqetësuar për problematikat që mund ti vijnë institucioneve të reja të drejtës,. Qëndrimet pro SPAK dhe drejtësisë janë intensifikuar muajt e fundit dhe besoj do të jenë të intensifikuara”.
