Më 6 tetor, në stadiumin “Monumental”, jo vetëm tifozët e pranishëm, por miliona në të gjithë botën, do të ndjekin live sfidën e fundit të Leo Messi-t me Argjentinën, në miqësoren kundër Benin. Herët apo vonë, ky moment ishte i pashmangshëm, për këtë është i vetëdijshëm edhe “Pleshti”, i cili me anë të një video në rrjetet e tij sociale, publikoi fanellën që do të mbajë të veshur në atë miqësore, shoqërua me fjalët: “Ndeshja e fundit, një fanellë për të gjithë jetën”, shkruan Messi.

Miqësorja kundër Benin i jep fund një kapitulli legjendar, ku në dy dekada, Messi i dhuroi shumë Argjentinës, mbi të gjitha një Kupë Bote. Messi debutoi me fanellën e ekipit përfaqësues më 17 gusht 2005, në moshën 18-vjeçare. Në 21 vite, Messi realizoi 115 gola në 196 ndeshje, duke u shndërruar në golashënuesin më të mirë në historinë e ekipit përfaqësues.

Në dy dekada, Messi arriti të dërgojë Argjentinën 3 herë në finalet e një Botërori, por vetëm në një rast arriti të ngre në qiell trofeun e artë, në Botërorin “Katar2022”. Më 6 tetor, në “Monumental” pritet një natë me emocione të forta, me tifozët që janë përgatitur t’i dhurojnë legjendës së tyre një lamtumirë të denjë për emrin që përfaqëson.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: